Fundamenti

Akuzat e rënda ndaj njëri-tjetrit, zbulohet arsyeja e përplasjes mes Thaçit e Haradinajt

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

“Ndryshe nga Kryeministri Haradinaj, Hashim Thaçi ndjehet i rrezikuar nga dështimi i planit të tij me Vuqiqin për ndarjen e Kosovës, po aq edhe nga përballja më Gjykatën Speciale. “Hyri shyta me i nxjerrë brirët, i la edhe veshët”, e thotë një fjalë e urtë popullore.

Kryeministri Haradinaj hyri për ta mbrojtur, siç thotë ai territorin e vendin me “Taksen 100%”, u zhytë edhe më keq se “shkëlqesia e tij” Hashim Thaçi”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pas dështimit të Samitit të Parisit lidhur me vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në Kosovë kanë shpërthyer akuzat e ndërsjella në mes të Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit, Ramush Haradinaj se kush është fajtori dhe kush meritori për dështimin e këtij takimi.

Duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Florim Zeqa konsideron se ky acarim i raporteve politike mes krerëve të shtetit për temën e dështimit të Samitit të Parisit dhe për liberalizimin e vizave, është për konsum mediatik dhe për mbulimin e skandaleve të tyre.

Sipas Zeqës, Samiti i Parisit nuk ka dështuar për shkakun e klasës politike kosovare, por për shkak të mungesës së koncensusit ndërkombëtar për të ofruar zgjidhjen si palë ndërmjetësuese, pasi politika kosovare nuk ka fajtorë dhe as meritorë për dështimin e këtij samiti.

Zeqa thotë se pala kosovare janë vetëm figura dhe kukulla në duart e ndërkombëtarëve.

Mobi Casa

“Ky acarim gjithsesi e qon vendin në zgjedhje të reja por derisa nuk ka reformë zgjedhore zgjidhja nuk do të jetë ajo më e mira. Loja e pandershme që po zhvillohet mes presidentit dhe kryeministrit kinse duke e akuzuar njëri-tjetrin për dështimin e Samitit të Parisit, për ndërprerjen e dialogut të Brukselit, për dështimin e liberalizimit të vizave, etj, është luftë mediatike për konsum të brendshëm politikë. Sikurse presidenti Thaçi, ashtu edhe kryeministri Haradinaj për më tepër se liderë shtetërorë, janë vetëm figura në duart e ndërkombëtarëve”, tha Zeqa për Kosova Sot Online”.
e

“Ndërkombëtarët sikurse presidentin Thaçi që e futën në rrugë të pa krye me korrigjimin e kufijve ne dialogun e Brukselit, ashtu edhe kryeministrin Haradinaj me “Taksën” (që fare nuk është produkt i tij), e futën 100% në “Senso Unico” (rrugë me një kahe ) për bllokimin e dialogut dhe përshpejtimin e ndarjes së pjesës veriore të Kosovës sipas orekseve serbe. Dëshmia më e mirë, që “Taksa” nuk është produkt i Haradinajt, është deklarata e tij e fundit, po citoj; “Taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet, mund të jetë e përhershme”, është tregues se për taksen vendos dikush tjetër e jo ai! Sikur të ishte taksa produkt i Haradinajt, nuk do i kishte rezistuar as 24 orë presionit ndërkombëtarë”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai është i sigurt se kryeministri Haradinaj është duke e shfrytëzuar “taksen”, 100% për marketing politik e për konsum të brendshëm dhe për të justifikuar dështimin me demarkacionin dhe liberalizimin e vizave si dhe për krijuar poena politikë për vete dhe partinë e tij, derisa Thaçi ndjehet I rrezikuar nga mundësia e dështimit të planit të tij me Vuqiqin për ndarjen e Kosovës dhe përballja me Gjykatën Speciale.

“Ndryshe nga kryeministri Haradinaj, Hashim Thaçi ndjehet i rrezikuar nga dështimi i planit të tij me Vuqiqin për ndarjen e Kosovës, po aq edhe nga përballja më Gjykatën Speciale. “Hyri shyta me i nxjerrë brirët, i la edhe veshët”, e thotë një fjalë e urtë popullore. Kryeministri Haradinaj hyri për ta mbrojtur, siç thotë ai territorin e vendin me “Taksen 100%”, u zhytë edhe më keq se “shkëlqesia e tij” Hashim Thaçi”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Në këtë situatë të pa shpresë për qytetarët, të krijuar nga krerët e shtetit, zgjidhja sipas Zeqaës janë vetëm zgjedhjet e reja.

“Pra, sikurse njëri (Hashim Thaçi), edhe tjetri (Ramsuh Haradinaj) nuk bën gjë të mirë për vendin, vetëm sa ua shtuan vuajtjet akoma më shumë qytetarëve të këtij vendi, me getoizim dhe varfëri ekstreme. Vendi pashmangshëm po shkon drejt zgjedhjeve të reja, por jo edhe drejt zgjidhjes së duhur, shkaku i mungesës së reformave në sistemin zgjedhor”, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.