KKVITI

Akuza të rënda ndaj institucioneve të drejtësisë kosovare

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Ky reagim vjen pas zgjedhjes së Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale dhe Kujtim Munishit, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“KPK-ja e vendosi për Kryeprokurorin e PSRK dhe Prokurorin e PTHP, për dy persona të lidhur me interesa dhe fare pa kredibilitet, tamam si Prokurori i Shtetit. Pra, kemi një sistem të ndërtuar tërësisht jashtë rregullave ligjore, ndonëse thirren në ligj dhe kjo po mundëson lulëzimin e krimit dhe të korrupsionit në të gjitha nivelet”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi e ka vlerësuar të drejtë reagimin e menjëhershëm që e bëri Instituti i Kosovës për Drejtësi, lidhur me vazhdimin e zgjedhjes së njerëzve pa kredibilitet në institucionet kyçe të drejtësisë kosovare.

Ky reagim vjen pas zgjedhjes së Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale dhe Kujtim Munishit, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“IKD ka monitoruar me kujdes procesin e emërimit të Kryeprokurorëve në këto dy prokurori dhe bazuar në gjetjet e monitorimit, vlerëson se ky proces nuk i plotëson standardet e kërkuara për të siguruar një proces të emërimit të bazuar sipas meritokracisë, publicitetit, respektimit të procedurës së pavarur të ankesave që ndikon në mungesën e besimit të publikut për një proces të drejtë, pavarur dhe të paanshëm”, thuhet në reagimin e IKD-së.

Profesor Kelmendi thotë për “Kosovë Sot Online”, se është fakt i pamohueshëm që në institucionet e drejtësisë, madje në kupolën e tyre mbikëqyrëse, KPK dhe KGJK, po emërohen njerëz jo kompetentë dhe pa integritet moral e profesional.

“Ka kohë që është tërhequr vërejtja se në prokurori dhe nëpër gjykata kemi kuadro që i thonë vetit profesionistë, e të cilët fare nuk kanë përgatitje dhe as aftësi profesionale, e as guxim nuk kanë aspak pavarësi në vendosjen mbi çështjet e ndryshme që duhet të vendosen. Baza kryesore e këtij çrregullim vjen nga KPK dhe nga KGJK. Këto dy institucione janë thjeshtë jo profesionale, të kapura nga grupet informale të interesit, dhe që tërësisht vendosin mbi këtë interes dhe në favor të interesit të zyrtarëve dhe politikanëve, e të ekonomive financiare jo formale”, thotë për “Kosova Sot”, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

KKVITI

Kjo sipas Kelmendit, është vërejtur vazhdimisht në përcaktimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, edhe në këtë rastin e fundit më të freskët.

“KPK-ja e vendosi për Kryeprokurorin e PSRK dhe Prokurorin e PTHP, për dy persona të lidhur me interesa dhe fare pa kredibilitet, tamam si Prokurori i Shtetit. Pra, kemi një sistem të ndërtuar tërësisht jashtë rregullave ligjore, ndonëse thirren në ligj dhe kjo po mundëson lulëzimin e krimit dhe të korrupsionit në të gjitha nivelet”, thekson Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo gjendje kërkon që në kuadër të punës në këto dy fusha, në prokurori dhe kudo në gjykata të bëhen ndryshime. E këto ndryshime sipas Kelmendit, do të duhej të bëheshin juridikisht nga KPK dhe nga KGJK, por me këtë mënyrë të zgjedhjes së drejtuesve mbi baza interesi, diçka e pavarur dhe profesionale nuk mundë të bëhet.

“Prandaj lypset që këtu të drejtohet tehu i rregullimit, në mënyrë që këto dy institucione të vendosen në binarët juridik dhe ku kualiteti do të jetë bazë e punës. Pa i riorganizuar dhe pa bërë spastrim të ashpër në këto dy institucione nuk mund të kemi prokurori funksionale ligjore dhe as gjykata juridike që vendosin në bazë të ligjit. Në Kosovë kemi dënime të rënda për çështje të vogla, ndërsa nuk kemi fare dënime apo procedurat gjyqësore dështojnë për veprat kriminale të figurave të niveleve të larta. E kjo vjen sepse prokurorët dështojnë në sjelljen e provave konkrete për veprat e dyshimta penale dhe gjyqtarët janë krejtësisht nën ndikim të grupeve informale, gjë që bënë lirimin apo pezullimin e rasteve të rënda”, shton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Këso rastesh, sipas Kelmendit kemi mjaft, dhe këto do të vazhdojnë për sa kohë që kemi kësi formacioni drejtues edhe në KPK dhe KGJK.

“Prandaj këtu duhet thelluar tehun e spastrimit. Pa këtë masë vepruese, pra pa spastrim të plotë dhe pa përzgjedhje të thellë të njerëzve profesional dhe me integritet moral e personal në këtë institucion, nuk krijohet terreni për të ndërtuar prokurori dhe gjykata të kualifikuara sepse e keqja vjen pikërisht nga KPK dhe nga KGJK”, përfundon profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.