ARKATANA

Akuza e rëndë: Nëntoka kriminale e ka shkatërruar sistemin e drejtësisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të gjitha raportet ndërkombëtare që monitorojnë sistem e drejtësisë në Kosovë, vazhdojnë të vënë në theks degradimin e madh që ka ndodhur në Kosovë, ku ndikimi i politikës në drejtësi vazhdon që nga paslufta e deri më tash, duke u bërë një institucion i korruptuar dhe i kriminalizuar.

“Vet segmentet aktuale politike dhe nëntoka kriminale, janë ato që kanë shkatërruar deri tërë sistemin e drejtësisë, nuk ka shans qe asnjëra parti politike ta reformoj këtë sistem tërësisht të kapur dhe të degraduar deri në themel”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Të gjitha raportet ndërkombëtare që monitorojnë sistem e drejtësisë në Kosovë, vazhdojnë të vënë në theks degradimin e madh që ka ndodhur në Kosovë, ku ndikimi i politikës në drejtësi vazhdon që nga paslufta e deri më tash, duke u bërë një institucion i korruptuar dhe i kriminalizuar.

Qarri tha se politika është pikërisht ajo që deri më tani ka shkatërruar drejtësinë.

“Pasi që fatkeqësisht vet segmentet aktuale politike dhe nëntoka kriminale janë ato që kanë shkatërruar deri tërë sistemin e drejtësisë, nuk ka shans qe asnjëra parti politike ta reformoj këtë sistem tërësisht të kapur dhe të degraduar deri në themel, nga politikbërësit e kriminalizuar ne Kosovë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Hidromorava

Tutje, Qarri shtoi se nëse në këto zgjedhje nuk do të ketë ndryshim, sektori i drejtësisë do të vazhdojë të jetë i politizuar.

“Ndaj nëse edhe në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk ndodhin ndryshime në qeverisje, pa asnjë dyshim që do te vazhdoje njëjtë politizimi dhe ndikimi i politikes dhe krimit edhe me tej ne drejtësinë e plogësht e gati inekzistente kosovare”, shtoi ai.

Sipas tij, nëse janë politikanët e njëjtë edhe në legjislaturën e radhës drejtësia do të jetë po e njëjta si deri tani.

“Për aq më tepër, po qese politikbërësit e njëjtë, sërish do të mbeten në pushtet,mjerisht drejtësia nëse kemi një të tillë, do të shkoje drejt shkatërrimit te mëtejmë, e cila edhe ashtu,është çdo gjë përveç drejtësisë, që pareshtur prodhon vetëm padrejtësi ndaj qytetareve dhe mbrojtje të të inkriminuarve”, ka përfunduar Qarri për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.