Eko Higjiena

Akullore për luftë kundër gripit dhe ftohjes

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Amvisja nga Ohio ka krijuar ëmbëlsirën e ftohët, e cila në vete përmban gjithçka që ju nevojitet për largimin e gripit dhe ftohjes.

Bëhet fjalë për desertin e ftohtë të mbushur me përbërës që forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë në luftën kundër telasheve dimërore.

Vitamina C është e pranishme në forma të shumta, aty është xhenxhefili, veçoritë antiinflamatore të të cilit ndihmojnë te temperatura e lartë dhe nyjat që dhembin, pektina e lëngshme që ndihmon te inflamacioni i fytit, mjalti për të cilin nuk ka nevojë të flitet dhe speci djegës.

Pra, receta shkon kështu:

– Dy gota lëng portokalli;

– Një e treta e gotës me lëng limoni;

– Dy të tretat e gotës me sheqer (letë jetë i kaftë, jo i rafinuar i bardhë);

ARKATANA

– Një e treta e gotës me mjaltë;

– Një lugë xhenxhefil të bluar;

– Spec (biber) djegës i kuq (në maje të thikës);

– Dy lugë uiski’

– Dy lug pektinë të lëngshme (sheqeri i pemëve).

Përbërësit përveç pektinës, uiskit dhe biberit përzieni mirë dhe zieni, pasi që vlon shtoni pjesën tjetër dhe le të vlojë përafërsisht një minutë. Ftoheni në temperaturën e dhomës dhe vendoseni në frigorifer të ngurtësohet.

Përveç që është e shijshme, është përplot me materie të dobishme që do t’ua forcojnë imunitetin dhe japin energji.