UBT

Aktualisht në komunën e Vitisë, 509 raste aktive dhe 14 të hospitalizuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u theksua se është brengose gjendja aktuale me pandeminë në komunën e Vitisë, ku shtimi i rasteve me virusin “Delta”, po prek në masë të madhe edhe fëmijët.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, kërkoi një mobilizim të përgjithshëm në të gjitha drejtoritë komunale, si dhe institucionet tjera, në mënyrë që të ketë një kontroll sa i përket menaxhimit me pandeminë.

Po ashtu, Haliti, në emër të Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe në emër të Institucioneve komunale dhe qytetarëve të komunës së Vitisë, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, nga ky virus vdekjeprurës.

Mobi Casa

Në mbledhjen e sotme, u kërkua respektim rigoroz i masave parandaluese kundër Covid19, si dhe u apelua për vaksinim të qytetarëve sepse vetëm në këtë mënyrë mund ti ndalet hovi pandemisë.

Haliti ka kërkuar që të fillohet menjëherë me klorifikim, dezinfektim të shkollave dhe institucioneve tjera, si dhe të aktivizohet qendra operative në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Ndërkaq Burim Musliu nga policia e Kosovës, ka bërë të ditur se nga sot, policia do të punojë me orar 12 orësh të punës, ndërkohë që ora policore nga sot do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit./rajonipress/