Mobi Casa

Aktorja me ambicie të mëdha për modele

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Modelja dhe aktorja nga Kosova, Ema Uka ka marrë emër si njëra ndër femrat më të bukura shqiptare. Prej moshës 14 vjeçare ajo punon si modele ndërsa së fundi është aktivizuar dhe si aktore.

“Si modele më tepër jam e fokusuar në sfilata mode dhe fotomodelizëm se sa në spektakle bukurie. Në këtë të fundit nuk e kam sprovuar veten akoma dhe nuk besoj se do ta bëj”, ka thënë Uka për shekullin.

Fundamenti

Ajo ka bindjen se kohëve të fundit modelizmi është përmirësuar për një shkallë të lartë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
“Besoj se modelet shqiptare kanë më shumë perspektivë për të shikuar mundësitë e bashkëpunimeve jashtë Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo na bënë që të kemi sa më shumë ambicie për këtë profesion”, shprehet ajo.