RCCOLA

Aktorët shprehin mllefin ndaj komunës, Bashkim Nexhipi disa i quan manipulues

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një pjesë të kostumeve që përdorin aktorët në teatër, sot janë ekspozuar para Zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit, që me to të luajnë pushtetarët, përkatësisht politika në përgjithësi, krejt kjo si reagim e një pjese të aktorëve protestues, për problemet me të cilat po ballafaqohet teatri, për faj të politikës. Por Bashkim Nexhipi thotë se Adriana Matoshi dhe Erson Zymberi janë dy keqpërdoruesit më tē mëdhenj të buxhetit dhe pronës së Teatrit në Gjilan.

Një pjesë e aktorëve e Ansamblit rezident të Teatrit të Gjilani, kanë protestuar para zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit, në një protestë të qetë, por me një performancë të tyre, duke varur një pjesë të kostumit të aktorëve, në hyrje të selisë së kryetarit të komunës për të përçuar kështu mesazhin, se çështja e teatrit, problemet e shumta, nuk po zgjidhen assesi.

Avni Shkodra, aktor ka thënë se vendosja e kostumeve të teatrit, që përdorin aktorët në shfaqjet e tyre, para selisë së kryetarit, është një simbolikë, duan t’ia japin ato komunës, përkatësisht, politikës pa dallim, le të luan ajo teatër, pasi që prej paslufte e këndej, nuk po e zgjidhin çështjen e këtij institucioni.

RCCOLA

Shkodra, ka përmendur po ashtu tri problematike që lidhen me çështjen e Teatrit, e që u panë edhe në disa pankarta të vogla që u ngjitën po ashtu para selisë së kryetarit, e që kanë të bëjnë me statusin e pazgjidhur të Teatrit të Gjilanit, e ku sipas Shkodrës politika nuk po ka vullnet dhe nuk po e tregon atë, se është e interesuar ta zgjidhë. Pastaj, ndërhyrjet politike në procesin e zgjedhjes së drejtorit të Teatrit të Gjilanit, që këtu Shkodra i referohet deklaratave publike të një kandidati për drejtor, Erson Zymberi dhe të Adriana Matoshit, njëra nga anëtaret e Këshillit Drejtues të Teatrit të Gjilanit, që kanë folur hapur për këto ndërhyrje.

Por Bashkim Nexhipi thotë se dy keqpërdoruesit më tē mëdhenj të buxhetit dhe pronës së Teatrit në Gjilan – manipulojnë opinionin dhe artistet për interesa personale të tyre” – media, portale, artiste, qytetarë – Ju kisha lut që mos të manipuloheni nga individ të pandërgjegjshëm të cilët ju japin dezinformata të pavërteta, me arsyen që një anëtare e këshillit të Teatrit- Adriana Matoshi që ka bërë presion tek anëtarët tjerë të këshillit që të zgjidhet personi në fjalë Erson Zymberi me ç’do kusht Drejtor i Teatrit me të vetmen arsye të mbulojnë keqpërdorimet që këta dy persona i kanë bërë më herët në menaxhim të Teatrit.

“Në këtë proces nuk ka pas aspak ndërhyrje politike, por ndërhyrje për interesa personale nga dy personat në fjalë- anëtarja e këshillit dhe konkurruesi për drejtor të cilët tentojnë t`i mbulojnë keqpërdorimet e tyre të më hershme që i kanë bërë së bashku të dy dhe dezinformojnë opinionin, ku shkelja me e madhe nga ish drejtoresha Adriana Matoshi me herët në mënyrën më të keqe -vet drejtoresha e pa e pyetur askë emëron drejtor artistik Erson Zymberaj pa kurrfarë konkursi dhe manipulojnë dhe kane keqpërdorur buxhetin dhe pronat e teatrit, e sot tani flasin për pa rregullsi që më së paku u takon këtyre dy personave të flasin për interesat e Teatrit, por për personale të tyre- po janë në gjendje gjithçka të manipulojnë opinionin -marre për këta dy persona dhe është çështje serioze të merret gjykata me ta e jo qe të mundet të kontribuojnë këta dy për teatër përkundrazi” është shprehur Nexhipi./rajonipress/