UBT

Aktiviteti fizik përmirëson fertilitetin femëror

/ 1 minutë lexim

Një studim i publikuar në “Fertility Road magazine”, konstaton se një aktivitet i lehtë fizik do të përmirësonte edhe mundësinë për të mbetur shtatzënë.

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm jo vetëm për mirëqenien fizike dhe gjendjen tonë emocionale, por studime të reja konstatojnë se një aktivitet i lehtë fizik do të përmirësonte edhe mundësinë për të mbetur shtatzënë.

Fundamenti

Për ta vërtetuar, studimi u testua në një hark kohor prej 5 vitesh tek një grup femrash, i cili pati rezultate të kënaqshme.

Ky studim u vlerësua dhe më pas u publikua në një nga magazinat më të famshme, e profilizuar në fushën e fertilitetit dhe sterilitetit, “Fertility Road magazine”. Sipas kësaj magazine, u pa një lidhje shumë e fortë midis aktivitetit fizik dhe fekondimit femëror./Telegrafi/