Fundamenti

Aktivitetet për nder të 28 Nëntorit fillojnë me homazhe pranë varreve të dëshmorëve

/ 1 minutë lexim

Viti – Aktivitetet për nder të festës së 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar, kanë filluar sot me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Institucionet komunale të Vitisë, në krye me zv. Kryetarin e Komunës, Hasan Aliun kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh për të përkujtuar më mëritorët për lirinë e këtij vendi. Kurse aty ata janë pritur nga familjar të dëshmorëve.

Fundamenti

Homazheve pranë varreve të dëshmorëve, kanë bërë edhe përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës, subjekteve politike, zjarrfikës, mjekë si dhe shumë qytetarë./rajonipress/