Fundamenti

Aktivitetet fizike për moshat fëminore, domosdoshmëri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me ardhjen e stinës së pranverës dhe ngrohjen e motit krijohen dhe kushtet e përshtatshme për fëmijët që të kryejnë aktivitet fizik. Mjekët apelojnë për prinderit te nxjerrin fëmijët në ambiente te hapura për të kryer sa më shumë aktivitet fizik, duke u kujdesur edhe për mbrojtjen e tyre nga virozat.

Specialistët e shëndetësisë inkurajojnë edhe të gjitha strukturat shkollore e parashkollore për më shumë aktivitet fizik të moshave fëminore, pasi obeziteti te fëmijët është një problem madhor. “Aktiviteti fizik nuk duhet të shihet si luks, por si një domosdoshmëri. Aktiviteti fizik nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por është mirëqënie dhe investim në brezat e ardhshëm”, thotë specialistët e promocionit.

Aktiviteti fizik i rregullt, sipas tyre, është mjet i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit fizik e mendor, si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve.

Hidromorava

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë, nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën. Kështu tek moshat 15-19 vjeç, mbipesha dhe obeziteti është në nivelin 7,9 %, tek moshat 20-29 vjeç është 22,8 %, moshat 30-39 vjeç është 49 %, dhe në moshat 40-49 vjeç, 63%, transmeton BW.

Mbipesha dhe obeziteti janë në nivele më të larta në zonat rurale, edhe pse pa ndonjë ndryshim sinjifikativ mes tyre. Kështu, sipas të dhënave, në zonat urbane, obezitetit dhe mbipesha është në nivelin 38,6% dhe në rurale është 39,8%.