Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Rajonale në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor gjatë periudhës kohore: 15-21.04.2022 kanë shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, për mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, janë shqiptuara gjatë javës nga njësitë patrulluese të Komunikacionit rrugor total: 702 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, NJRKRr ka hetuar 19 aksidente trafiku:
a) 16 aksidente me lëndime trupore dhe
b) 03 aksidente me dëme materiale
Lokacioni i aksidenteve:
a) 05 janë në rrugë nacionale
b) 07 janë në zonë të përgjegjësisë së St.policor Gjilan( brenda qytetit)
c) 01 janë në zonë të përgjegjësisë të St.policor Viti
d) 04 është në zone të përgjegjësisë të St.policor Kamenicë
e) 01 janë në zonë të përgjegjësisë të St.policor Kllokot dhe
f) 01 janë në zonë të përgjegjësisë të St.policor Novoberde
Gjatë javës është konfiskuar 48 patentë shofer :
a) 46 për tejkalim në vijë të plotë dhe
b) 02 vozitje nën ndikim të alkoolit

Mobi Casa

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/