Fundamenti

Aktivitete të shumta në ditët e Diasporës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën organizimin e komunës së Gjilanit, kryetarit Qemajl Mustafa, Drejtorisë për Kulturë dhe asaj për Zhvillim ekonomik, për nderë të ditëve të diasporës, kanë përfunduar edhe garat sportive në shah, ping-pong dhe në volejboll të cilat ishin në kuadër të këtij manifestimi.

Me një pjesëmarrje të konsiderueshme të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora dhe të qytetarëve gjilanas me mjaft interesim kanë përfunduar edhe garat në këto tri fusha sportive. Ndër to në garën e shahut kanë marrë pjesë 20 garues dhe fitues i kësaj gare është bashkatdhetari ynë nga diaspora i cili jeton dhe punon në shtetin e Francës Sami Salihu.

Ndërsa në garën e ping-pongut kanë marrë pjesë një numër më i vogël, me 12 garues gjithsejtë e që fitues doli Valon Shkodra, përderisa në volejboll garën e fitoi Klubi i Volejbollit të femrave Akademia “Drita” nga Gjilani.

Hidromorava

Ky organizim është duke u pritur jashtëzakonisht mirë nga mërgata që për pushime kanë zgjedhur vendlindjen, duke e çmuar këtë mënyrë të organizimit, me dëshirën që kështu të vazhdohet edhe në vitet tjera.

Në orët e mbrëmjes është mbajtur koncerti folklorik ndërsa sot do të organizohen takime të drejtpërdrejta të bashkatdhetarëve me institucionet e Komunës kryetarin etj, dhe pastaj parashihet të shfaqet një minifilm për Komunën e Gjilanit e krejt në fund do të zhvillohet një debat i kryetarit të Komunës me bashkatdhetarët tanë nga diaspora.

Kurse për nesër është i paraparë organizimi i një ekskursioni për diasporën në Kalanë e Novobërdës (nisja bëhet nga stacioni i Autobusëve) dhe udhëtimi është falas./rajonipress/