RCCOLA

Aktivistët e dëshmuar mbështesin AKR në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas ndryshimeve në strukturat udhëheqëse dhe organizimit të Degës së AKR-së në Gjilan, në shumë nëndegë po tregohet interesim i shtuar për të vazhduar punën dhe aktivitetin e mëtutjeshëm për mbështetjen e programit të AKR-së dhe për një qasje të re të aktivitetit të mëtutjeshëm.

Grupi koordinues dhe kryesia e degës janë duke zhvilluar aktivitete në takimet e ndryshme me qytetarë dhe me grupe të ndryshme të interesit tha Agim Rexhepi.

Fundamenti

“Kudo që promovohet programi i AKR gjejmë mbështetje si mundësi për një zhvillim në rrethanat e reja të krijuara. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe takimi i mbrëmshëm me aktivistët e dëshmuar nëpër të gjitha zhvillimet që kanë ndodhë në njëzet vitet e fundit të Lagjes së VIII-të” tha Agim Rexhepi.

Grupi koordinues i degës në krye me Agim Rexhepin kanë filluar realizimin e takimeve sipas kalendarit të përcaktuar dhe në këtë takim shihej një gatishmëri mjaft e madhe për mbështetje të AKR-së./rajonipress/