UBT

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme të trafikut publik

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve M.A., për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe të pandehurit V.T., për veprën penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, më 7 mars 2019, rreth orës 14:05 minuta, në rrugën ‘’Idriz Seferi” në Gjilan, i pandehuri M.A., ka shkaktuar aksident komunikacioni, në atë mënyrë që nga pakujdesia, duke drejtuar automjetin për transport – kamionin, e markës Scania, pronë e “VEV GROUP” Sh.p.k. – Prishtinë, ka humbë kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë e gjendjes paraprake jo të rregullt të sistemit të frenimit si tërësi, nuk ka arritur të frenojë, ku edhe iu është pamundësuar ndërrimi i shpejtësive për shkak të mos funksionimit të friksionit.

Me këtë rast, i njëjti për të shmangur përplasjen me automjetet që lëviznin para tij, kalon dhe shfrytëzon shiritin e kahjes së kundërt, mirëpo pasi rruga ishte teposhtëze, fillon t’i rritet shpejtësia e lëvizjes dhe me të arritur afër hyrjes së Stacionit të Autobusëve, fillimisht e godet një automjet, i cili ishte duke lëvizur në të njëjtin drejtim, ndërsa afër daljes së Stacionit të Autobusëve, e godet mbrapa një automjet tjetër, që lëvizte para tij, të cilin e shtyen deri te vendkalimi për këmbësorë në trotuar, afër furrës “Çoçaj” dhe me këtë rast i godet 3 (tre) këmbësorë, të cilët ishin duke ecur nëpër trotuar, në mesin e tyre edhe i ndjeri Q.Ç.

Pastaj ka vazhduar në të njëjtin drejtim duke goditur edhe automjete tjera, me ç’rast në fund godet një traktor, i cili ishte kyçur në rreth-rrotullim, duke përfunduar në trotuar, përballë hotelit “Kristal”.

ARKATANA

Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve të mëdha materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 17 (shtatëmbëdhjetë) persona, lëndime të rënda trupore 4 (katër) persona, ndërsa lëndime të natyrës vdekjeprurëse u shkaktohen të ndjerëve Q.Ç. dhe F.I.

Në këtë mënyrë, i pandehuri M.A., ka kryer veprën penale, “Rrezikim i trafikut publik”.
Ndërsa, i pandehuri V.T., si person përgjegjës i kompanisë “VEV GROUP” Sh.p.k. – Prishtinë, ka qenë i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit apo mosveprimit të tij, mirëpo nga neglizhenca për mbikëqyrje të detyruar, ka lejuar vozitësin e tij, tani të pandehurin M.A., që të dalë në qarkullim – rrugë publike regjionale, për të kryer punë për kompaninë, me automjet transportues, i cili ka qenë i paregjistruar dhe teknikisht i parregulluar, me ç’rast si pasojë e këtyre lëshimeve, është shkaktuar aksident trafiku.

Me këto veprime, i pandehuri V.T., ka kryer veprën penale, “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.