Aktakuzë ndaj “Sulltanit” të Likocit

Në verën e vitit 1998, një i ri në Kosovë mbante nofkën “Sulltani”. Ishte 28 vjeç. Është ky Sylejman Selimi. Tash 43 vjeç. Një dekadë e gjysmë më parë, “Sulltani” mbante detyra të larta e të rënda në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kryesisht në zonën operative të Drenicës. Sot, një dekadë e gjysmë më vonë, “Sulltani” është në paraburgim. Akuzohet për krime të luftës.
Tribuna ka siguruar aktakuzën me të cilën prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, e ngarkon “Sulltanin” dhe 14 bashkëluftëtarët tjerë.
Ata akuzohen për vepra të rënda penale, që hyjnë në kuadër të krimeve të luftës. Ndaj disave rëndojnë edhe akuzat për vrasje.
Në kohën kur “Sulltani” mbante përgjegjësi ushtarake, në fshatin Likoc të Skenderajt ishte shtabi i UÇK-së për zonën operative të Drenicës. Më vonë aty u vendos edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Selimi ishte komandat i UÇK-së. Më vonë pas luftës i TMK-së e me transformimin e këtyre trupave ishte edhe komandant i FSK-së…/Tribuna/