UBT

Aktakuzë ndaj pesë serbëve për krime lufte, dogjën për së gjalli civilët shqiptarë në regjionin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J, raporton Ekonomia Online.

“Për pesë të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në regjionin e Gjilanit, si pjesë e grupit kriminal, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e tetë (8) civileve shqiptarë, e konkretisht dy nga këto viktima i kanë vendosur në grumbull drunjësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli, kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj, – më këtë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale,Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së”, thuhet në njoftimin e Speciales.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, për të pandehurit M.Sh dhe N.S., ekziston dyshimi i bazuar mirë, se gjatë zbatimit të urdhër kontrolleve, janë gjetur në pronësi dhe posedim armë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me çka të njëjtit kanë kryer veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.