ARKATANA

Aktakuzat e Speciales këtë vit, flitet edhe për ‘peshq të mëdhenj’

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas intervistimit të dhjetëra ish-pjesëtarëve të UÇK-së, qoftë si të dyshuar ose qoftë si dëshmitar, gjatë këtij viti Gjykata Speciale pritet t’i ngrejë aktakuzat e para. Madje supozohet se kjo Gjykatë gjatë vitit 2019 do t’i ngrejë aktakuzë edhe njërit nga “peshqit e mëdhenj” të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Më 13 maj të këtij viti drejt Hagës pritet të udhëtojë njëri nga ish-udhëheqësit e Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Mendim Daka – “Sharri”, i cili javë më parë e ka konfirmuar për medie se ka marrë ftesën nga kjo Gjykatë dhe gjatë javës së ardhshme do të intervistohet në Hagë.

Uji Dea

Në medie është raportuar së fundmi se Gjykata Speciale e ka ftuar si dëshmitar edhe gazetarin Nuhi Bytyqin, por ky e ka dematuar lajmin e botuar, shkruan Gazeta “Zëri”.

Gjatë këtij viti nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa nga udhëheqësit e UÇK-së, përkatësisht komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku, ai i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa –Remi, Nazif Mehmeti i njohur si komandant “Dini”, sekretari i AAK-së Blerim Kuçi etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.