UBT

Aktakuza e EULEX-it , e ngritur nga dëshmitë e sjellura nga Mitrovica Veriore

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Avokati mbrojtës i Ilmi Rexhepit, Kushtrim Musa tha për rajonipress se aktakuza e ngritur ndaj 11 policëve të Njësisë Speciale Operative (NJSO-dikur ROSU) është e pabazë dhe e paqëndrueshme. Kjo aktakuzë është e bazuar vetëm në dëshmitë e të dëmtuarve serb dhe raporteve të tyre që kanë sjellur nga spitali paralel i Mitrovicës veriore.

Aktakuza e ngritur nga ana e EULEX-it ndaj 11 policëve shqiptarë të Njësisë Speciale Operative NJSO e njohur dikur si ROSU ka ngjallur reagimin e avokatëve mbrojtës. Në këtë aktakuzë ndodhen edhe katër policë nga rajoni i Anamoravës, raporton rajonipress.

Kushtrim Musa avokat mbrojtës, (foto)i Ilmi Rexhepit nga Gjilani tha për rajonipress se ai e kundërshton aktakuzën e EULEX-it sepse si e tillë është e bazuar vetëm në dëshmitë e palëve “të dëmtuara”, raporteve mjekësore të lëshuara nga spitali paralel në Mitrovicën veriore dhe raporti i forenzikes mjekësore të EULEX (ekzaminimi i cili është bërë ditë më vonë).

Musa tha se sa i përket klientit tim nuk ka as edhe një prove të vetme e cila do ta inkriminonte si kryes i ndonjë vepre penale e cila i vihet në barrë në këtë aktakuze. “Nga deklarata e tij e dhënë në prokurori më 20 gusht 2013 dhe shikimi i videoincizimeve më 8 tetor 2013 shihet se klienti im e ka kryer punën në mënyrë më profesionale të mundshme dhe konform rregullave të lejuara. Andaj, konsideroj se i njëjti është i pafajshëm dhe mendojmë se edhe gjykata të njëjtin do e shpall si të pafajshëm” tha Musa.

Ndryshe seanca e parë për shqyrtim fillestar pritet të mbahet më 28 janar 2014.

Ndryshe Prokurorja e EULEX-it Natasha Vicary ka ngritur aktakuzën kundër 11 policëve shqiptar të Njësisë Speciale Operative dyshuar për disa vepra penale.

Aktakuza që ka mbi 80 faqe i ngarkon Gani Konjuhin nga Prishtina, Sabit Sadikun nga Vushtrria, Naim Durmishin nga Prishtina, Sevdaim Abdullahun nga Prishtina, Nexhmedin Zahitin nga Vushtrria, Jeton Ramadanin nga Gjilani, Nexhat Shabanin nga Vushtrria, Xhafer Hysenin nga Vushtrria, Visar Kërqelin nga Gjilani, Zenel Salihun nga Tërpeza e Vitisë dhe Ilmi Rexhepin nga Gjilani për vepra penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kanosje, sulmi etj. Grupi pritet të paraqitet në seancën e parë fillestare më 28 janar 2014.

Fundamenti

Aktakuza e ngritur nga Gjykata Themelore e Prishtinës, departamenti për krime të rënda (EULEX), që mbanë datën 11 dhjetor 2013 dhe që është ngritur nga prokurorja e EULEX-it, Natasha Vicary, jep detaje të hollësishme për të gjitha veprat penale që akuzohet grupi i NJSO.

Në aktakuzën që e ka siguruar rajonipress e që përmban mbi 80 faqe materiale e prova të shumta është specifikuar dita ku dyshohet se grupi ka keqtrajtuar gjatë operacionit të saj më 8 janar 2013 të dëmtuarit serb.

Aktakuza që ka mbi 80 faqe i ngarkon Gani Konjuhin nga Prishtina, Sabit Sadikun nga Vushtrria, Naim Durmishin nga Prishtina, Sevdaim Abdullahun nga Prishtina, Nexhmedin Zahitin nga Vushtrria, Jeton Ramadanin nga Gjilani, Nexhat Shabanin nga Vushtrria, Xhafer Hysenin nga Vushtrria, Visar Kërqelin nga Gjilani, Zenel Salihun nga Tërpeza e Vitisë dhe Ilmi Rexhepin nga Gjilani për vepra penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kanosje, sulmi etj. Grupi pritet të paraqitet në seancën e parë fillestare më 28 janar 2014.

Në aktakuzë thuhet se pavarësisht ndjeshmërisë së operacionit dhe porosisë që duhej të kishte pasur kujdes të madh grupi i policëve prej 11 vetave që po transferonin të burgosurit serb nga një qendër e paraburgimit, në bazë të deklaratave të dëshmitarëve shihet se oficerët që kishin për detyrë t`i mbronin ata shkaktuan sulm dhe keqtrajtime.

Aktakuza saktëson se sulmi i 11 policëve është zhvilluar në katër faza. Së pari të ndaluarit derisa përcilleshin nga Qendra e Paraburgimit deri në veturat e parkingut janë prangosur me pranga plastike, janë detyruar të qëndrojnë në pozicion të përkulur, me fytyrë drejtë dyshemesë. Derisa janë përcjellur lartë secili i ndaluar apo viktimë është detyruar të kalojë nëpërmjet një korridori të NJSO të cilët fizikisht i sulmuan nga të dyja anët derisa kalonin përgjatë këtij korridori. Edhe kur janë vendosur në kombi të dëmtuarit serb janë përqeshur, fyer dhe rrahur akoma më shumë. Sulmi dhe keqtrajtimi ishte i motivuar plotësisht nga përkatësia e tyre etnike thuhet në aktakuzë.

Aktakuza saktëson se të dëmtuarit serb janë keqtrajtuar edhe gjatë udhëtimit të tyre për në Gjykatën për kundërvajtje, në korridore dhe në banjo.

Gjithnjë sipas aktakuzës serbët e dëmtuar janë detyruar të këndojnë dhe janë goditur me shqelma , çizme, shkop, bateri dore, rrip sigurie apo armë zjarri e gjësende tjera duke i kërcënuar edhe me armën zyrtare./rajonipress/