ARKATANA

Aksioni ndërtimi i 100 shtëpive fillon në Medvegjë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Si pjesë e aksionit të Fondit Humanitar për Luginën e Preshevës për ndërtimin e 100 shtëpive, në Medvegjë janë vënë gurthemelet për ndërtimin e dy shtëpive shqiptare të familjes Pajaziti dhe Murati nga fshati Sjarinë dhe Gërrbac.

Nënkryetari i Fondit Humanitar, Ahmet Bektashi tha se analiza për ndërtim të shtëpive është bërë me 26 dhjetor ndërsa gjendjen e familjeve të cilat kanë aplikuar nga Medvegja e vlerësoi si të mjerueshme, duke shtuar se ka shumë raste të dhimbshme.

“Është një popullatë shumë e munduar me gjendje ekonomike me gjendje sociale, ana jonë është mjaft në rrezik por këtu ka më tepër nevojë sesa tek ne”, tha Bektashi.

Fundamenti

Nga Medvegja ka pasur 27 aplikime për ndërtim të shtëpive, një nga kushtet është që përfituesit e ndihmave, rastet më prioritare të kenë ngastrën e siguruar për ndërtim, kemi mësuar nga sekretari i Fondit, Adnan Imeri.

Sipas tij, aq sa ka mjete në dispozicion, aq kërkesa të aplikuesve do të plotësohen./Me press/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.