HW

Aksion kundër kontrabandës në Kamenicë, arrestohen pesë persona, sekuestrohen dru dhe mjete transporti

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Një operacion i zhvilluar nga organet e rendit në Kamenicë ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për përfshirje në kontrabandë me mallra.

Sipas autoriteteve, pas hetimeve të realizuara, është konstatuar se të dyshuarit kanë transportuar në mënyrë të paligjshme dru teknik nga Serbia drejt territorit të Kosovës. Me urdhër të prokurorit kompetent, janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 30 trupa dru teknikë, një sasi dërrasash, katër traktorë dhe një kamion, të cilët dyshohet se janë përdorur për realizimin e aktivitetit ilegal.

ARKATANA

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Autoritetet kanë theksuar se luftimi i kontrabandës mbetet prioritet, duke synuar mbrojtjen e tregut dhe zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e vendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.