Fundamenti

Aksion i madh policor në Lagjen e Trimave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri, Nikolla Gruevski në pamundësi për të ikur nga kriza politike dhe presioni i ambasadorëve të huaj tenton që përmes aksionit të fundit policor të provokoj shqiptarët e Maqedonisë për të krijuar tensione dhe incidente ndëretnike shkruan ZHURNAL.

Sot në orët e hershme të mëngjesit Zhurnal mëson se njësiti për intervenim të shpejt ka bërë bastisje në shtëpin e Riza Jonuzit i cili përflitej se ka pasur dijeni për grupin kosovar i cili më 9 maj u përlesh me forcat maqedonase të sigurisë ku 10 kosovar mbetën të vekur dhe 8 pjestar të policisë maqedonase.

Bastisja e sotme ka shkaktuar tensione të fuqishme tek banorët shqiptar në Lagjen e Trimave për shkak se ende janë shumë të freskëta kujtimet dhe pasojat nga incidenti i armatosur.

ARKATANA

Në opinionin e Maqedonisë përflitet se këtë incident e inskenoi ish shefi i policisë secrete maqedonase, Sasho Mijallkov.

Ndryshe për bastisjet e sotme qeveria e kryeministrit, Nikolla Gruevski tentoj të provokoj shqiptarët e Maqedonisë për të shkakatuar incidente të reja. Flitet edhe ditëve të ardhshme të ketë incidente të reja në vendbanimet shqiptare.