Uji Dea

Aksidentoi ish-ministren, dënohet me 2 vjet burg

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tiranë – Gjykata e Tiranës tha fjalën e saj të fundit duke dënuar me dy vite burg njeriun që aksidentoi për vdekje ish-ministren e Kulturës Esmeralda Uruçi (në foto).

Vendimi për të pandehurin Artan Kotarja u firmos nga gjykatësi Martin Deda, i cili e gjeti fajtor për akuzat e “Shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Kotarja është gjykuar në gjendje të lirë madje dhe seancën e djeshme gjyqësore ai ka qenë i pranishëm, duke u njohur dhe me vendimin e fajësisë ndaj tij. Pavarësisht dënimit me dy vite burg, ai do të vijojë të qëndrojë jashtë hekurave derisa çështja të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit.

Mobi Casa

Nëse dhe në shkallën e dytë të gjyqësorit do të mbetet në fuqi, atëherë Kotarja do të dërgohet në qeli për të shlyer dënimin e firmosur nga drejtësia. Ish-ministrja Esmeralda Uruçi u aksidentua në dhjetor të 2011 teksa udhëtonte në makinë me bashkëshortin e saj në kilometrin e 12 të autostradës Tiranë-Durrës, transmeton BW.

Bashkëshortët Uruçi po udhëtonin me një mjet “Kia”, me targë 8580 J, kur janë goditur nga një tjetër mjet që drejtohej nga Artan Kotarja. Ishte ky i fundit, i cili u vu në pranga si i dyshuar dhe shkaktar i aksidentit, por gjykata e liroi vetëm tri ditë më pas.

Ish-ministrja, e cila mori plagë të rënda, u transferua në Vjenë të Austrisë për mjekim të specializuar, por më pas u kthye në Tiranë ku u mbajt nën kujdesin e mjekëve deri në momentin e fundit. 50-vjeçarja Uruçi u nda nga jeta në spitalin Nënë Tereza në Tiranë më 21 Mars të vitit 2012. Familjarët e saj nuk kanë reshtur së kërkuari drejtësi për fatkeqësinë që u ndodhi dhe ja tashmë ka ardhur dhe verdikti i fajësisë për shkaktarin e aksidentit, Artan Kotarjan.