Fundamenti

Aksidentohet për vdekje një shqiptarë nga Gadishi i Gjilanit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në fshatin Gadish të Gjilanit raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile me ngasës dy meshkuj shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga ngasësit, i cili pasi ka arritur në Spitalin e Gjilanit ka ndërruar jetë, ndërsa katër viktimat tjera, ngasësi dhe tri femra shqiptare pasagjere kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë njoftoj policia e Kosovës.

Eco Higjiena

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut./rajonipress/