Aksidentohet për vdekje një fëmijë në Uglar të Gjilanit
Gjilan – Në fshatin Uglar të Gjilanit më 12.05.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti, derisa ishte duke drejtuar veturën ka goditur këmbësoren femër shqiptare (fëmijë). Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


