UBT

Aksidentohet një familje kosovare, dy të vdekur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kukës – Dy të vdekur nga e njëjta familje dhe një e plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 20:00 në aksin rrugor Kukës-Kalimash.

Viktimat janë identifikuar si Urata Kurti 10-vjeçe dhe Agim Kurti 54-vjeç, ndërkohë që mësohet se kryefamiljarja, Agime Kurti pas aksidentit u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit, ku thuhet të jetë në rrezik jete.

Mobi Casa

Nga hetimet paraprake mësohet se familja kosovare udhëtonte nga Mitrovica drejt Shqipërisë për pushime verore, por shpejtësia tej normave të lejuara ka bërë që automjeti Wolsvagen, me të cilin ata udhëtonin, të dalë nga rruga dhe të përplaset me anësoret, për të përfunduar në një kanal, transmeton Balkanweb.

Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.