Hidromorava

Aksidentohen veturat e mërgimtarëve: tre të vdekur

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Aksidenti ka ndodhur në mesnatën e kaluar në hyrje të Pejës. Tre të rinj kanë mbetur të vdekur në vend kurse dhjetë të tjerë janë lënduar rëndë.

Dy vetura të mërgimtarëve dhe një veturë me targa RKS, janë përfshirë në një aksident trafiku në Kosovë, që ka përfunduar me tre persona të vdekur dhe disa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pejë-Prishtinë në afërti të “Terminalit Doganor”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës aksidenti i rëndë trafiku ka ndodhur në mesnatën e kaluar në hyrje të Pejës. Tre të rinj kanë mbetur të vdekur në vend kurse dhjetë të tjerë janë lënduar rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura me regjistrim të jashtëm, një Mercedes dhe një BMW, kurse viktimat kanë qenë në Audinë me targa vendore, drejtuar nga Ramë Ç. (1987), i cili ka humbur jetën bashkë me dy pasagjerët e veturës së tij Abedin J. dhe Isuf B.

Sipas policisë së Pejës aksidenti është iniciuar nga vozitja e makinës Mercedes D.Q. e cila duke ardhur nga drejtimi i Prishtinës ka dashur të hyjë majtas në rrugën transit, por këtë nuk e ka realizuar në mënyrën e duhur.

GRANDEMALL

“Sipas shikimit të vendit të ngjarjes ajo këtë veprim e ka bërë në mënyrë të pa sigurt duke mos e siguruar një veprim të tillë, kështu që gjatë kthimit ia ndërpret rrugën drejtuesit të automjetit Audi – viktimës”, thuhet në raportin e policisë, raporton “Zëri”.

Më pas Audia me tre të rinj në bord, në pa mundësi të ndaljes apo shmangies, me pjesën e parë të automjetit e kishte goditur automjetin e të dyshuarës në mes të anës së djathtë dhe nga goditja automjeti i te dyshuarës ka shkuar në të majte të rrugës dhe ka përfunduar e tëra jashtë rruge.

“Gjithashtu automjeti Audi godet edhe një veturën BMË e cila ishte pjesëmarrëse e tretë në trafik gjatë asaj kohe, duke lënduar vozitësin e këtij mjeti” ka thënë zëdhënësi i policisë së Pejës Xhevat Ibra.

Kjo ngjarje ka shokuar gjithë Kosovë. Ndërsa rasti më shqetësues është se kohën fundit janë shtuar rastet e aksidenteve në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.