UBT

Aksidentohen katër vetura civile në Bresalc të Gjilanit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Bresalc të Gjilanit raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër veturave civile me ngasës katër meshkuj shqiptar njoftoj Policia e Kosovës.

Sipas policisë si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasës dhe katër pasagjer, dy meshkuj dhe dy femra shqiptare te cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Mobi Casa

Lidhur me rastin njëri nga të lënduarit është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Shefi i emergjencës në spitalin e Gjilanit Enver Murtezi tha për rajonipress se nga ky aksident lëndime më të rënda ka pësuar Arbnor Bekteshi.”Pasi të bëhet CT-ja besoj që edhe ky i aksidentuar do të lirohet në shtëpi meqë nuk ka lëndime serioze” tha Murtezi./rajonipress/