Aksidentohen katër vetura civile, lëndime pëson Hysen Ramushi

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Katër vetura civile janë aksidentuar në rrugën Kllokot – Viti afër fshatit Mogill ku lëndime më të rënda ka pësuar Hysen Ramushi i cili edhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK tha Enver Murtezi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident trafiku mes katër veturave civile me ngasës meshkuj shqiptar, pos dëmeve materiale të shkaktuara lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj shqiptar.

Uji Dea

Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan njëri nga të lënduarit është transferuar në QKUK .

Por Enver Murtezi shef i emergjencës në Gjilan i kontaktuar nga rajonipress tha se njëri nga të aksidentuarit rëndë Hysen Ramushi nga Radivojci i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK derisa dy të lënduarit më lehtë Fehmi Hajdini dhe Qenan Ramadani ndodhen në Gjilan./rajonipress/