Fundamenti

Aksidenti që la Sahitin jashtë “Championsit”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Muharrem Sahiti 18 vjet më parë priste me padurim të firmoste kontratën me skuadrën e Sionit të Zvicrës. Kontratë që vlente goxha shumë, meqë Sioni luante në kualifikime për inkuadrim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Ai në dhjetorin e vitit 1995 u testua në skuadrën zvicerane dhe më 7 janar të vitit 1996 duhej të firmoste kontratën, meqë provat i kishte kaluar me sukses.

Por rastin për t’u paraqitur në Ligën e Kampionëve e kishte humbur pas një aksidenti të rëndë. Në makinë ishte me Hasan Kadriun.

“Para se të shkoja në Thun kam pasur ofertë nga Sioni i Zvicrës. Kam pasur një provë në Sion. I kalova me shumë sukses, por fatkeqësisht pësuam së bashku me Hasan Kadriun, patëm një aksident shumë të rëndë”, kujton Sahiti.

Ai iu nënshtrua një operimi që e kishte lënë jashtë fushës për një vit. Madje, kthimi i tij ishte i dyshimtë, por siç kujton Sahiti, pas një operimi të mirë në Zvicër u kthye në fushë. Por jo në Sion.

“Si kampionë të Zvicrës luanin në Ligën e Kampionëve, por më pas hezituan edhe pse kontrata ka qenë valide edhe pas operacionit”, thotë Sahiti.

Fundamenti

Megjithatë ai mbeti në Zvicër, por te skuadra e Thunit. Në Thun ai shkoi nga skuadra e Lokomotivës së Plovdivit në vitin 1997.

“Pas dy viteve të kaluara në Lokomotivë të Plovdivit kalova në Thun të Zvicrës”, thotë Sahiti.

Në këtë skuadër Sahiti thotë se ishte edhe ish-reprezentuesi i Zicrës, Milaim Rama. Atëbotë Rama ishte në prova.

“Me Alpin Gallon që ishte lojtar i kombëtares së Shqipërisë shkuam së bashku në këtë skuadër zvicerane përmes një menaxheri që nuk është më në këtë jetë. Ne shkuam si transfere shumë të forta. Edhe Milaimi u bë pjesë e Thunit dhe zhvilloi një karrierë të shkëlqyer”, thotë Sahiti. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni:

© KOHA.net