UBT

Aksidenti fatal në Lucens: Djaloshi ishte shqiptar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Të martën e kaluar mësuam me dhimbje se një automobilist kishte humbur jetën në një përplasje me një kamion pranë Lucens (VD). Sipas mediave zvicerane, policia e Vaud-it ka raportuar se i ndjeri i ishte drejtuar qëllimisht një kamioni në udhëtim.

Viktima e kësaj përplasje në mes të një makine dhe një kamioni është identifikuar zyrtarisht. Ndërsa mediat e ndryshme bëjnë të ditur se djaloshi 20-vjeçar ishte shtetas maqedonas, ndërsa burimet e albinfo.ch mësojnë se i ndjeri ishte shqiptar.

Fundamenti

Policia nuk ka dhënë informacione shtesë në lidhje me hetimet e kryera. Në mediat e ndryshme thuhet, megjithatë, se aksidenti në fjalë është shkaktuar për shkak se djaloshi kishte bërë vetëvrasje dhe që nuk e njihte shoferin e kamionit.

Ndeshja ka qenë tmerrësisht tronditëse. Automjetin e ka kapur zjarri. Ndërsa shoferi i kamionit kishte arritur të dalë nga automjeti, djaloshi ishte ngujuar në veturë, e cila tashmë ishte kapluar nga zjarri.