Hidromorava

Aksidente tragjike në Janinë, vdesin 4 shqiptarë e dy grekë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Tiranë – Gjashtë të vdekur është bilanci i viktimave të dy aksidenteve fatale në Janinë, ndër të cilët katër shtetas shqiptarë dhe dy grekë.

Të dy aksidentet janë regjistruar të shtunën. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Janinë-Artë, ku një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar, është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas grek.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesit e dy automjeteve dhe një 11-vjeçare shqiptare, e cila udhëtonte me kamionin. Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i shtetasit grek. Ndërkaq, drejt spitalit janë dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore edhe katër persona, udhëtarë në automjetet e përfshira në atë aksident, transmeton Top Channel.

Eco Higjiena

Po në Janinë, në aksin rrugor Janinë-Kozanë, në afërsi të fshatit Lapsista, tre persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Mësohet se viktimat janë drejtuesi i njërit prej mjeteve, një 23-vjeçar grek dhe një 49-vjeçare shqiptare, si dhe një fëmijë 2-vjeç nga automjeti tjetër.

Ndërsa nuk bëhen ende të ditur identitetet e viktimave dhe të plagosurve në aksidentet e mësipërme, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidenteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.