Uji Dea

Aksidente trafiku me lëndime në Gjilan e Viti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sipas raportit të policisë aksidentet kanë ndodhur në rrugën “Pajazit Ahmeti” dhe “Raif Halimi” në Gjilan dhe në fshatin Verban të Vitisë.

Në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan një automjet transportues (kamion) dhe një motoçikletë, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.

Edhe në fshatin Verban, të Vitisë raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave, me drejtues meshkuj kosovar. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

Mobi Casa

Kurse në rrugën “Raif Halimi” në Gjilan raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me drejtues të dyshuarin deri më tani të pa njohur (i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes) dhe këmbësores, viktimës femër kosovare.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima e cila është duke u trajtuar në spital njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.