Aksidente të shumta në rajonin e Anamoravës

Gjilan – Katër aksidente janë evidentuar në fshatrat Malishevë e Ultë, dhe tri në qytet kurse një rast është shënuar në Kllokot.
Në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësori mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Po ashtu në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri drejtues i automjetit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Kurse në fshatin Malishevë e Ultë, të Gjilanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklisti, me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Kurse në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjerë femra kosovare, të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
Edhe në rrugën Viti, Kllokot, raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare.
Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësorë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/