RCCOLA

Aksidentalisht bije nga kati i shtatë, vdes viktima – arrestohet i dyshuari

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan të hënën rreth orës 13 e 38 minuta ka ndodhur një aksident tragjik ku për pasojë nga rënia – përplasja e katit të shtatë ka vdekur G. Çerkini (1994), tha për rajonipress Ismet Hashani. Ndërkaq sipas burimeve tona prokurori ka iniciuar masën e ndalimit për të dyshuarin R. Mustafa i cili dyshohet se nuk ka siguruar kushtet e punës në vend punishte.

Është përplasur aksidentalisht nga kati i shtatë dhe nga plagët e rënda ka vdekur në qendrën emergjente në spitalin e Gjilanit. Viktima G. Çerkini (1994) sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan ka vdekur të hënën rreth orës 13 e 38 minuta në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, derisa po punonte në një ndërtesë, raporton rajonipress.

Hashani tha se rasti fillimisht është lajmëruar nga emergjenca e Spitalit të Gjilanit të cilët kanë njoftuar se në këtë institucion është sjellur një person me lëndime të rënda. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima G. Çerkini ka vdekur pasi aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë.

Uji Dea

Viktima është dërguar me urgjencë në emergjencë, por nga plagët e rënda nuk ka mundur të përballojë. Hashani tha se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërkohë burimet e rajonipress mësojnë se rreth këtij rasti tashëm me vendim të prokurorit është burgosur i dyshuari – pronari i punishtes, R. Mustafa (1971). Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve me arsyetimin se ai nuk ka siguruar kushtet për punëtorët dhe nuk ka ndërmarrë masa sigurie të mjaftueshme ./rajonipress/