Aksident tragjik në Kamëz, humbin jetën 4 të rinj

Aksident tragjik në Kamëz. 4 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip ‘BMW’ me të cilin udhëtonin. Automjeti me targë AA533IU doli nga rruga në vendin kur zbret për në bulevardin blu, në Kamëz.
Aksidenti i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës, ndërsa fillimisht 4 të rinjtë, të moshave 14, 18, 22 dhe 25 vjeç mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por plagët e shumta të marra në aksident kanë rezultuar fatale për ta, raporton BW.
Aktualisht bëhet me dije vetëm identiteti i njërit prej të rinjve që humbi jetën në aksident. Ai është 25-vjecari Alfred Beluli.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit. Ndërkaq, forcat e policisë po vijojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.