Aksident trafiku me fatalitet, në rrugën Stanishor – Artanë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Policia e Gjilanit ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 Policia në Gjilan ka pranuar një informate për një aksident në rrugën Stanishor – Novoberdë.

Njësiti patrullues dhe njësiti i trafikut ka dal në vendin e ngjarjes ku dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur: Nj1. e vetme duke lëvizur në rrugën lokale Stanishor – Novoberdë, në dalje të fshatit Stanishor, në vije të drejtë duke mos përshtatur shpejtësinë, humbë kontrollin mbi automjetin, kalon në anën e majtë të rrugës godet pjesën anësore të rrugës (gurë) rrokulliset dhe mbetet në mes të rrugës i drejtuar.

Mobi Casa

Me këtë rast lëndime të renda pëson drejtuesi, MK me inicialet A.M i cili dërgohet me veturën e ndihmës së shpejtë në Qendrën Emergjente , ku mjekët konstatojnë vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të shkoj në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./rajonipress/