Aksident trafiku me fatalitet, humb jetën një shqiptar në rrugën Gjilan – Ferizaj
Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar se me 25 janar 2017 rreth orës 13:10 të mesditës ka ndodhur një aksident trafiku, në rrugën Gjilan – Ferizaj, ma saktê nê fshatin Kllokot. Si pasoj e goditjes vozitësi i veturës Golf Shqiptar shtetas i Kosovës (1928) pëson lëndime tē rënda dhe me urgjencë është dërguar në ambulantēn e fshatit Pozhoran, ku mjeku kujdestar vetëm se ka konstatuar vdekjen e viktimës, besohet si pasoj e plagëve të pësuara në aksident.
Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë i janë përgjigjur thirrjes duke dalë në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti të ketë ardhur kur vetura Golf me tabela 06 duke mos e përshtat shpejtësinë kushteve dhe gjendjes së rrugës godet nga mbrapa veturën Mercedes. Po me tabela 06 nga mbrapa. Si pasoj e goditjes vozitësi i veturës Golf Shqiptar shtetas i Kosovës (1928) pëson lëndime tē rënda dhe me urgjencë është dërguar në ambulantēn e fshatit Pozhoran, ku mjeku kujdestar vetëm se ka konstatuar vdekjen e viktimës, besohet si pasoj e plagëve të pësuara në aksident.
Edhe dy persona tjerē, që të dy shqiptar shtetas të Kosovēs, të lënduar në këtë aksident janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë stabile. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dērgohet për obduksion në institutin mjeko ligjor në Prishtinë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


