RCCOLA

Aksident te Kukësi -1 i vdekur dhe 4 të plagosur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Kukës-Morinë ku një person ka gjetur vdekjen ndërsa 4 të tjerë kanë ngelur të plagosur.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur 10 kilometra larg qytetit të Kukësit, ku 3 makina janë përfshirë në aksident.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa, se menjëherë në vendngjarje ka gjetur vdekjen 52 vjeçari Besnik Parllaku i cili ishte në drejtimin e njërit prej mjeteve.

Uji Dea

Sakaq mësohet se në gjendje kritike për jetën vijon të mbetet Osman Velaj, ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se një nga makinat e përfshira në aksident përdorej si depozitë gazi.

Lidhur me aksidentin e rëndë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie si dhe zjarrfikëse, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.