ARKATANA

Aksident “si nëpër filma”: Shpëtojnë pa asnjë lëndim kosovarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Makina del nga rruga, shkatërron gardhin prej telash dhe pasi fluturon mbi shkurre, aterron në rrugën paralele

Në mëngjesin e sotëm, në orën 5.45, në Kloten të Cyrihut ka ndodhur një aksident spektakolar. Makina e vozitur nga një kosovar 27 vjeç është “katapultuar” nga autostrada, duke fluturuar disa metra përmbi pengesat që ndajnë rrugën dhe duke rënë pas disa rrotullimesh në rrugën anësore.

Si në një mrekulli, që të tre të rinjtë që ndodheshin në makinë kanë shpëtuar pa asnjë lëndim!

Uji Dea

Ngasësi, i cili ishte duke bërë rrugë në drejtim të Bülach-ut, për shkaqe ende të panjohura e humb kontrollin mbi timonin e tij diku në Kloten. Makina e tij pastaj del nga rruga që po ndiqte, rrëzon një shenjë trafiku, shkatërron edhe gardhin prej telash që ndan dy korsitë e autostradës dhe pasi fluturon mbi shkurre, aterron në rrugën paralele.

Por, sikur ngasësi, një kosovar 27 vjeç ashtu dhe dy shoqëruesit e tij, 24 respektivisht 23 vjeçarë dolën pa ndihmën e askujt nga makina. Dhe, përkundër përplasjes së madhe, shpëtuan pa asnjë lëndim!, shkruan 20minuten.ch.

Autoambulanca që ishte ftuar në vendin e ngjarjes, pasi ka kontrolluar të aksidentuarit nuk ka gjetur asnjë lëndim kështu që është kthyer mbrapsht, e zbrazët, ka njoftuar një zëdhënëse e policisë së kantonit të Cyrihut.