Aksident në “Rrugën e Kombit”, vdes një kosovar

Një aksident rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Kukës-Kalimash, pranë vendit të quajtur Kolsh.

Ngjarja e është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Kukës-Kalimash, ku i vdekur ka ngelur një shtetas nga Kosova, raportojnë mediat nga Shqipëria.

Sipas informacioneve të policisë, një cisternë me naftë e cila po udhëtonte në këtë aks është përplasur me trafikëndarësen, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Lutfi Topojani nga Kosova.

Trupi i pajetë i 33-vjecarit është transportuar në morgun e spitalit të Kukësit, ku pritet që më pas të tërhiqet nga familjarët. Po kështu burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti ka ndryshuar edhe rrjedhën normale të qarkullimit, duke e lënë atë të kalueshme vetëm me një korsi, ndërsa nga hetimet paraprake lidhur me shkaqet e përplasjes së autobotit, dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë. Nga ana e policisëvijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./Indeksonline/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS