Eko Higjiena

Aksident i rëndë në Korçë, 2 të vdekur e 1 i plagosur

/ 1 minutë lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, me pasojë dy të vdekur dhe një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm në vendin e njohur si ‘Lëndina e lotëve’, ku automjeti me targa AA 842 CS ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një peme.

Fundamenti

Menjëherë në vendngjarje kane shkuar forcat e policisë të cilat kanë gjetur në vendngjarje mjetin e dëmtuar, dy persona të vdekur dhe një i plagosur në gjendje të rëndë, raporton bw.

Sipas policisë, bëhet fjalë për tre të rinj, të cilët kishin konsumuar alkool. Ndërkohë mësohet se viktimat janë Elton Bazeli dhe Ermir Spillo, ndërsa i plagosur rezulton të jetë Aldo Naumi.