FITORJA

Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjirokastër – Një aksident i rëndë, me pasojë 3 të vdekur dhe 8 të plagosur ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes së tri automjeteve ka humbur jetën mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, një grua e identifikuar si Sose Nikolla, 70 vjeçe nga Golemi, si dhe Shpëtim Çela, 26 vjeç, nga Korça, i cili ka vdekur në spital, transmetojnë mediumet shqiptare.

Plagë kanë marrë të gjithë personat e tjerë që udhëtonin në automjetet e përfshira në aksident, një “Ford Fokus”, një furgon me pasagjerë, dhe një “Renault Clio”.

Mësohet se furgoni me pasagjerë, që drejtohej nga Xhevair Likaj, u përplas fillimisht me veturën Ford, që drejtohej nga Entela Bitri, dhe më pas me veturën Renault.

Mobi Casa

Të aksidentuarit që kanë marrë plagë më të rënda janë transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të gjithë të plagosurve drejt spitalit “Omer Nishani”, prej ku mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.