RCCOLA

Aksident i rëndë në Gjilan, vdesin dy persona

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në aksin rrugor Velekincë – Pasjan të martën në mëngjes ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku jetën e kanë humbur Mehmet Cani (1952) dhe Xhemajl Cani (1959) nga Llashtica e Gjilanit tha për rajonipress zëdhënësi i spitalit Selami Kurteshi.

Në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Velekincë – Pasjan jetën e kanë humbur dy qytetar nga fshati Llashticë e Gjilanit raporton rajonipress.

Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit ka konfirmuar për rajonipress se të aksidentuarit janë sjellur pa shenja jete në qendrën emergjente në spitalin e Gjilanit.

RCCOLA

Sipas tij të aksidentuarit që janë sjellur pa shenja jete janë Mehmet Cani (1952) dhe Xhemajl Cani (1959) nga fshati Llashticë e Gjilanit. Dy të aksidentuarit janë pranuar pa shenja jete rreth orës 10 e 10 minuta tha Kurteshi.

Rastin për rajonipress e ka konfirmuare dhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë./rajonipress/