Uji Dea

Aksident i rëndë në Fushë-Bulqizë – 2 vdesin, 4 plagosen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bulqizë – Përgjaken sërish rrugët në Shqipëri. Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Bulqizë.

Një furgon me pasagjerë është përplasur me një automjet tip ‘Benz’, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë.

Policia e mbërritur në vendngjarje, saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet, transmeton BW.

Mobi Casa

Po sipas policisë, viktima të këtij aksidenti kanë mbetur shtetasit, Guri Tollia 52 vjeç e Rexhep Boça 57 vjeç. Mësohet se viktimat udhëtonin në autoveturën tip ‘Benz’, ndërsa shkonin në një dasmë në Durrës.

Për katër të plagosurit e tjerë është nisur urgjentisht një helikopter nga Tirana, për t’i transportuar drejt Spitalit Ushtarak .