UBT

Aksident i rëndë në Drenas: Babai mbyt me traktor djalin e tij 9 vjeçar

/ 1 minutë lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Kizhnarekë të Komunës së Drenasit.Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, teksa po drejtonte traktorin e tij nga mbrapa ka shtypur pa qëllim djalin e tij (O.G) 9 vjeçar.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 16:00.

RCCOLA

Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi. Ndërkohë policia po merret me hetimin e rastit./express/