Uji Dea

Aksident i rëndë në dalje të rrugës Gjilan – Bujanoc, humbin jetën dy persona

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se tek pompa e benzinës HIP afër Shilloves nga një aksident i rëndë trafiku jetën e kanë humbur dy persona. Në aksident janë përfshirë tri vetura, derisa policia dhe ekipi mjekësor ende janë në vendin e ngjarjes.

Dy persona kanë humbur jetën afër pompës HIP Petroll në dalje të Gjilanit në drejtim të rrugës së Bujanocit. Vdekjen e dy personave e ka konfirmuar për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

UBT

Hashani tha se policia dhe ekipet mjekësore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren të gjitha dëshmitë në vendin e ngjarjes./rajonipress/