UBT

Aksident i rëndë në Budrikë të Epërme, vdes një pasagjer dhe katër të tjerë lëndohen rëndë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur me 20 Nëntor 2016 rreth orës 22:10 në rrugën Magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Budrikë e Epërme. Si pasoj e plagëve të pësuara në aksident pa shenja jete arrin në Qendrën Emergjente pasagjeri i Automjetit “Renault Clio” I. A. (1962).

Njësitet e trafikut rajonal ju kanë përgjegjë rastit me urgjencë, dhe nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur, atëherë kur Automjet i pasagjereve “Renault Clio”, me targa Austriake ËY, drejtuar nga vozitësi Shqiptar Shtetas i Kosovës duke lëvizur në relacionin Ferizaj-Gjilan, me të arritur afër fshatit Budrigë e Epërme, e humb kontrollin mbi automjetin, kalon në shiritin e kundërt të drejtimit të lëvizjes, godet direkt automjetin e pasagjereve “Mitsubishi”, me targa vendore 06, drejtuar nga vozitësi po ashtu Shqiptar Shtetas i Kosovës i cili ishte duke lëvizur nga ana e kundërt, Automjet i pasagjereve “Renault Clio” godet edhe Automjet “Audi A4”, me targa RP, drejtuar nga vozitësi Serb Shtetas i Kosovës i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Ferizajt.

Si pasoj e plagëve të pësuara në aksident pa shenja jete arrin në Qendrën Emergjente pasagjeri i Automjetit “Renault Clio” I. A. (1962).

Uji Dea

Lëndime trupore marrin edhe katër pasagjer të veturave të përfshira në aksident, ku dy ndalen në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjersa dy tjerë, për shkak të natyrës së rëndë të plagëve për trajtim të mëtejmë dërgohen në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka prezantuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Autopsi.

Rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident i rëndë po hetohen nga ana e Hetuesve të Trafikut Rajonal ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.