FITORJA

Aksi rrugor Partesh – Viti në gjendje të mjerueshme, torturë e rëndë për vozitësit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Pluhur si të ishte në ndonjë kontinent tjetër Kosova, rruga ende e papërfunduar dhe e punuar keq e pa asnjë standard. Vozitësit që e frekuentojnë këtë rrugë ndihen në hall dhe në siklet të madh gjatë vozitjes.

Aksi rrugor nga Parteshi në drejtim të Kllokotit ende nuk ka përfunduar. Është larguar shtresa e asfaltit të vjetër dhe tani pluhuri të mbyt nëse qarkullon në këtë drejtim.

Ata që më së shumti ndihen në siklet janë vozitësit, po edhe ata që punojnë ose e frekuentojnë këtë rrugë.

Uji Dea

Qytetarët ndërkaq akuzojnë Ministrinë e infrastrukturës e cila nuk po i mbikëqyrë as punimet e as kompanitë.
Murtezai një shofer taksie thotë se është e habitshme se si këto kompani punojnë kur të duan dhe ku të duan.

”Vetëm i nisin punimet dhe pastaj ikin. E kanë larguar asfaltin dhe pluhuri na mbyti, është një ferr i vërtetë derisa ta kalosh këtë rrugë nga pluhuri” shprehet ky qytetar.

Dauti vozitës i autobusëve privat thotë se kjo situatë është vërtet e patolerueshme dhe qesharake.
“Nuk e di kjo Qeveri a ka njerëz dhe staf me i përcjell punimet e punëkryesve. Ata po bëjnë hajgare me neve sepse po na torturojnë dhe po eksperimentojnë çdo ditë” shprehet me nervozizëm ky qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.