FITORJA

AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës, po ndiqen me interesim shumë të madh nga strukturat e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), në veçanti me një kujdes të posaçëm përcillen përpjekjet për raundin e radhës për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Një vëmendje të posaçme jemi duke i kushtuar ngjarjes lidhur me kërcënimin e kreut të Serbisë për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të lirisë – UÇPBM, në Kosovën Lindore, konkretisht në Preshevë”, thuhet në një njoftim të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, transmeton koha.

Në vijim, shprehet shqetësimi për veprimin e qeverisë së Kosovës.

Uji Dea

“Neve na shqetëson qëndrimi i pakuptueshëm i qeverisë së Kosovës, e cila pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve që zhvillohen me shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve, sërish tregon gatishmëri që të takohet me palën serbe dhe të vazhdojë dialogun, gjë që është e papranueshme”.

Në fund të kësaj komunikate të dërguar medieve dhe të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, i kërkohet qeverisë që të ndërpriten bisedimet me Serbinë. “Derisa Serbia dhe politika serbe nuk heqin dorë nga politika antishqiptare, bisedimet nuk duhet të vazhdohen, sepse që në fillim dihet përfundimi i tyre”.

Armata Kombëtare Shqiptare është e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe ndaj popullatës-vëllezërve dhe motrave tona në Kosovën Lindore thuhet më tutje në komunikatë, përmes së cilës ftohen të gjithë pjesëtarët e AKSH-së, kudo që janë, që të lajmërohen në detyrat e tyre, ashtu siç është bërë i njohur plani i Shtabit të Përgjithshëm i AKSH-së, si dhe tërhiqet vërejtja se “nuk lejohet asnjë veprim krye më vete dhe i pa koordinuar i pjesëtarëve të AKSH-së”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.