Mobi Casa

Akrobacionet e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Hashim Thaçi deri të hënën nuk e aprovoi dorëheqjen e Hajredin Kuçit. Në fakt, ai po synon ta kthejë atë në Qeveri duke e kthyer Kodin Penal pa nenet që cenojnë lirinë e medias. Partitë opozitare e konsiderojnë të pamoralshëm dhe të turpshëm kthimin eventual të Kuçit në ekzekutiv.

Ka vetëm pak ditë që kur ish-Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi doli publikisht për të deklaruar dorëheqjen nga këto dy poste të larta qeveritare.

Por qysh tani po diskutohet kthimi eventual i tij në postet, prej të cilave hoqi dorë vetë pasi Kuvendi miratoi nenet që cenojnë lirinë e medias.

Kuçi ka thënë se ka respektuar fjalën e dhënë, por asnjëherë nuk është shprehur qartazi se nuk do të kthehet në Qeveri.

ARKATANA

Kryeministri Hasim Thaçi deri të hënën nuk e ka aprovuar dorëheqjen e zëvendësit të tij.

Ky i fundit, sipas një zyrtari të lartë në Qeveri, nuk është i interesuar që ta miratojë largimin e Kuçit nga kabineti qeveritar.

“Ai nuk është i interesuar ta ketë Kuçin larg qeverisjes, si duket po mundohet të gjejë mënyra për ta mbajtur në kabinet pas kthimit të Kodit”, ka thënë një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti, shkruan “Express”. /Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.